spot_img
HomeLajmeSorensen deklarohet pas takimeve në Beograd: Avancim në çështjet...

Sorensen deklarohet pas takimeve në Beograd: Avancim në çështjet kyçe të dialogut

spot_img

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar vizitë në Beograd, ku është takuar me udhëheqësit kryesorë shtetërorë të Serbisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesin e palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, në kuadër të përpjekjeve për të vazhduar procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Pas këtyre takimeve, Sorensen ndau një mesazh publik, duke theksuar se ka pasur lëvizje në diskutimet mes palëve.

“Takime të mira me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, duke avancuar diskutimet për çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U pajtuam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, tha ai në postimin e tij.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img