spot_img
HomeRajoni dhe BotaLufta në Lindjen e Mesme, Trump i dërgon ultimatum...

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump i dërgon ultimatum aleatëve europianë: Duam mbështetje në Ngushticën e Hormuzit

spot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar Europës një ultimatum të ri për të siguruar mbështetje në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas revistës gjermane Spiegel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komunikuar kryeqyteteve europiane se Trump pret angazhime konkrete brenda pak ditëve, duke përfshirë vendosjen e anijeve luftarake ose kapaciteteve të tjera ushtarake nga Europa.

Sipas raportimeve, premtimet politike të mëparshme nuk janë më të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime mbi zhvillimet e fundit, ndërsa komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis, paralajmëroi se pezullimi i Paktit të Stabilitetit mund të çojë në “një recesion të rëndë ekonomik”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img