Naser Buzhala, një inxhinier dhe biznesmen shqiptar tejet i suksesshëm që po jeton dhe vepron në Londër ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Buzhala ka rrëfyer në emision për eksperiencën dhe veprimtarinë e tij të deritashme në Londër, duke përmendur edhe shumë projekte, të cilat sipas tij kanë qenë marramendëse.
Buzhala ka thënë se deri tani me kompaninë e tij ka kryer mbi 10 mijë projekte.
“..Pas 15 viteve e gjysmë si kompani më ka ftu me u bo pjesë e kompanisë, me u bë partner me kompani dhe aty ka qenë momenti kur kam dashtë me kriju diçka vet, po flasim tash për vitin 2016 kur kam vendosë me hapë kompaninë time projektuese që thirret “Buzhala Associates”, është një kompani që fillimisht, normalisht kam fillu unë me disa punëtorë “freelance”, edhe numri i projekteve deri tani së bashku me atë kompani ku unë kam punu, ka kalu 10 mijëshin e projekteve, për shkak të kërkesës së madhe që ekziston në Londër, janë projekte të vogla, të mdhaja dhe që s’kanë kufi”, ka deklaruar Buzhala.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







