Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Strellc të Ulët të komunës së Deçanit, ku një punëtor ka humbur tragjikisht jetën në vendin e punës ndërsa një tjetër është lënduar.
Fillimisht të dy personat ishin dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (me sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të njëjtit kishin pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës – pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve”, u shpreh Gashi.
Gashi, mes tjerash, u shpreh se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







