Naser Buzhala, një inxhiner i suksesshëm që jeton dhe vepron për tashmë më shumë se dy dekada në Londër, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline me Fadil Bytyçin.
Buzhala ka rrëfyer për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe shpërnguljen nga Kosova për në Angli, sipas tij, për një jetë më të mirë.
Buzhala ka theksuar se ka mbi 27 vite që tashmë është shpërngulur në Londër, ndërsa ka treguar problemet më të mëdha me të cilat është përballur pas arritjes në kryeqytetin britanik.
“Problemi ka qenë se Suhareka është e vogël shumë, por majat e mia kanë qenë kur kam qenë student në Prishtinë, por kaq ka qenë Prishtina…tash llogarite me qenë në një qytet që flitet se i ka 15 milionë, një qytet i pafundëm, ka qenë diçka komplet e çuditshme, dhe më është dashtë goxha një kohë e gjatë me u adaptu atje. Një problem tjetër që e kam has atje ka qenë edhe vet gjuha, sepse kam qenë njëri prej gjeneratave të fundit këtu në Suharekë që në vend të gjuhës angleze është mësu gjuha ruse, përpos serbishtes atë kohë. Kështu që kur kam shku në Londër, njërin prej problemeve e kam pasur edhe gjuhën dhe jam detyru, gjënë e parë që e kam ba me e gjetë një kolegj ku mësohet gjuha. Normalisht qëllimet e mia kanë qenë aty ku kam mbaru fakultetin në Prishtinë, me përfundu në Londër”, u shpreh Buzhala.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







