spot_img
HomeLajmeSot zhvillohen gjysmëfinalet e para të Kupës në futboll,...

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e para të Kupës në futboll, Suhareka dhe Podujeva nikoqirë të dueleve të para

spot_img

Sot do të zhvillohen duelet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani do të mirëpresë skuadrën e Dukagjinit në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.

‘Portokallinjtë’ eliminuan në raundin çerekfinal skuadrën e Gjilanit, ndërsa klinasit triumfuan në çerekfinale ndaj Feronikelit.

Dy skuadrat u takuan vetëm katër ditë më parë në Superligë, ku Ballkani triumfoi në fund të ndeshjes, duke marrë një fitore 2-1 ndaj skuadrës nga Klina.

Dueli i dytë është ai mes Llapit dhe Ferizajit, i luajtur në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 15:00.

Llapjanët eliminuan Malishevën përmes penalltive në raundin paraprak, kurse Ferizaj avancoi tutje duke e eliminuar Vushtrrinë në çerekfinale.

Ndeshjet kthyese dhe përcaktuese do të zhvillohen më 22 prill.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img