spot_img
HomeRajoni dhe BotaE rëndë në Shqipëri: Pitbulli kafshon në kokë një...

E rëndë në Shqipëri: Pitbulli kafshon në kokë një 4-vjeçare, dërgohet me urgjencë në spital

spot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të jetë pa pronar.

E mitura ka qenë duke në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës.

Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img