spot_img
HomeLajmeMuharremaj pret skuadrën e KB Golden Eagle Yllit, i...

Muharremaj pret skuadrën e KB Golden Eagle Yllit, i nderon me “Simbolin e Komunës”

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mirëpritur sot në zyren e tij skuadrën e KB Golden Eagle Ylli.

Kryetari Muharremaj ia ka ndarë klubit suharekas Simbolin e Komunës, si mirënjohje për kontibutin e skuadrës që i ka dhënë këtij sporti viteve të fundit.

“Ky simbol nuk është vetëm një mirënjohje, është premtim, që Suhareka qëndron gjithmonë pas YLLIT të saj”, ka shkruar Muharremajz

Postimi i plotë:

🏀 YLLI që nuk shuhet kurrë ❤️

Golden Eagle “YLLI” është më shumë se basketboll.

Është forca që bashkon Suharekën, është zëri i tribunave, është emocioni që na bën të çohemi në këmbë. 🫵

Sot, me nderin më të madh, pata privilegjin t’i ndaj Simbolin e Komunës këtij klubi që na ka bërë të gjithëve të ndjehemi më të mëdhenj se vetja jonë.

Ky simbol nuk është vetëm një mirënjohje, është premtim, që Suhareka qëndron gjithmonë pas YLLIT të saj. ⭐🤝

Ju nuk keni dhënë vetëm fitore,keni dhënë besim, krenari dhe identitet.🫶

Sepse kur luan Golden Eagle YLLI, rreh ❤️ e gjithë qytetit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img