spot_img
HomeLajmeVidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë

Vidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë

spot_img

Një shumë prej 300 eurosh në monedha metalike është vjedhur nga kasaforta e një xhamie në fshatin Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë.

Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person të panjohur duke hyrë në objektin e xhamisë, ku më pas me forcë ka thyer kasafortën dhe ka marrë paratë e gatshme.

“Fsh. Shipashnicë e Poshtme,  Kamenicë 03.04.2026-NN.  Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes kamerave,  ka vërejtur  një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe  me forcë e ka thyer kasafortën  ku  nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img