spot_img
HomeLajme“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Studentët shqiptarë në RMV...

“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Studentët shqiptarë në RMV kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

spot_img

Një numër i lartë studentësh, por edhe qytetarë të komunitetit shqiptarë, përfaqësues politikë, kanë mbushur sot rrugët e Shkupit.

Ata kërkojnë që të bëjnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre.

Gjatë marshimit ata i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të dorëzojnë dorëheqjen.

Studenti Mevlan Ademi u shpreh se nuk do të heshtin dhe do të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të japin dorëheqjen.

“Kjo është gjuha jonë, identiteti ynë. Ne jemi student të drejtësisë që nesër do të mbrojmë ligjin, dhe sot jemi këtu për të përdorur diçka që ligji tashmë e njeh. Jemi këtu për të drejtën tonë. Gjuha është historia.

Sot jemi të bashkuar dhe nuk do lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion, sepse nuk është opsion por identitet.

Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën. Ky është amaneti i atyre para nesh, dhe porosia për ata që do të vijnë pas nesh. Shqipja nuk negociohet”, u shpreh studenti.

Protesta e studentëve është mbështetur edhe nga Tirana zyrtare, duke bërë thirrje që të respektohet e drejta e e tyre Kushtetuese.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img