spot_img
HomeLajmeStudentët shqiptarë “pushtojnë” Shkupin, nis protesta për mbrojtjen e...

Studentët shqiptarë “pushtojnë” Shkupin, nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe

spot_img

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre.

“Ligji në letër, diskriminim në praktikë”, shkruhet në një njërën prej pankartave, teksa një numër i madh kanë marrë pjesë.

Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse gjuha shqipe ka ligjërisht status zyrtar.

Argumenti i studentëve është se kjo situatë krijon një pengesë për ta dhe shumë pabarazi, pasi kufizon mundësitë e tyre profesionale dhe ndikon drejtpërdrejtë në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor të vendit fqinj.

Kërkesat e tyre janë që provimi të zhvillohet plotësisht në shqip, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët dhe zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj./KP

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img