spot_img
HomeLajmeHaxhiu merr detyrën si ud. e presidentes: Do të...

Haxhiu merr detyrën si ud. e presidentes: Do të veproj sipas Kushtetutës, deputetët të lënë anash inatet politike

spot_img

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ushtruese e presidentes së Kosovës, pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani.

Ceremonia e pranimit të detyrës është zhvilluar në kabinetin e presidentes, ndërsa nga mesnata Haxhiu do të ushtrojë këtë funksion të lartë shtetëror.

Në deklarimin e saj, Haxhiu e cilësoi këtë përgjegjësi si një obligim kushtetues, duke theksuar se do të udhëhiqet plotësisht nga ligji dhe rendi kushtetues i vendit.

Haxhiu gjithashtu i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos e zvarrisin procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Tani rrethanat kushtetuese imponojnë që kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues detyre dhe zotohem se do të veproj me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Uroj që Kuvendi të zgjedhë sa më parë presidentin apo presidentin e Kosovës. Ju bëj thirrje depuettëve që sa më parë të ketë një zgjidhje ëpr presidnetin dhe le t’i lënë anash inatet politike”, ka thënë Haxhiu.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img