spot_img
HomeLajmePesë vite në presidencë: Osmani shpreh mirënjohje para dorëzimit...

Pesë vite në presidencë: Osmani shpreh mirënjohje para dorëzimit të mandatit

spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përmbyllur mandatin e saj pesëvjeçar, teksa nëpërmjet një postimi ka falënderuar qytetarët.

Osmani ka theksuar se periudha e saj në krye të shtetit nuk ishte rrugëtim individual, por një përpjekje e përbashkët me qytetarë dhe bashkëpunëtorë nga fusha të ndryshme.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët”, ka shkruar ajo, duke shtuar se shumë njerëz kanë kontribuar në avancimin e ideve dhe krijimin e mundësive për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që, sipas saj, besuan dhe qëndruan të angazhuar për vendin.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani.

Postimi i Osmanit vjen në ditën kur ajo i dorëzon mandatin kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke shënuar përfundimin zyrtar të detyrës së saj si presidente e vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img