spot_img
HomeLajmeSot i përfundon mandati, presidentja Osmani ia dorëzon detyrën...

Sot i përfundon mandati, presidentja Osmani ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu

spot_img

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’ia dorëzojë sot detyrën Kryetarës së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Siç bën të ditur Presidenca, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në kabinetin e Presidencës, duke filluar nga ora 16:00, njofton Dukagjini.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të zgjedhë kreun e ri të shtetit dhe sipas dispozitave ligjore, Haxhiu mund ta mbajë këtë post për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh.

Kujtojmë që Kuvendi ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri – i njëjti afat është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila javën e kaluar shpalli të pavlefshëm dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img