spot_img
HomeLajmeTurqia mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me 200...

Turqia mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me 200 milionë lira turke

spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake me Republikën e Turqisë.

Sipas Maqedoncit, kjo marrëveshje parashikon që Qeveria e Turqisë të mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke (rreth dyqind milionë TL) për të forcuar kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës sonë të Sigurisë, duke rritur gatishmërinë dhe mbrojtjen e vendit”, ka shkruar Ministri në postimin e tij.

Maqedonci ka shtuar se marrëveshja konsiston në bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe do të kontribuojë në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Ky investim i konsiderueshëm turk vjen si pjesë e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe dhe mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë për zhvillimin e strukturave të sigurisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img