spot_img
HomeLajmeMiratohet projektligji për Shtetësinë e Kosovës, do të ketë...

Miratohet projektligji për Shtetësinë e Kosovës, do të ketë lehtësime për rikthimin e shtetësisë të diasporës

spot_img

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e  sotme, ka miratuar projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezantoi këtë projektligj duke thënë se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Sveçla.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img