spot_img
HomeLajmeEkstradohet nga Zvicra në Kosovë i dyshuari për mashtrim,...

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i dyshuari për mashtrim, ishte në kërkim ndërkombëtar

spot_img

Një shtetas i Kosovës me inicialet B.Z. është ekstraduar nga Zvicra në Kosova, pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar për veprën penale “mashtrim”.

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 1 prill 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi përmes INTERPOL nga institucionet e Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Policia bëri të ditur se ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre zvicerane.

Autoritetet policore theksuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave në kërkim, brenda dhe jashtë vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img