spot_img
HomeLajmeKur do të dalë paga e 13-të për lehonat?...

Kur do të dalë paga e 13-të për lehonat? Ministri Murati jep detaje

spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se lehonat e kanë marrë pagën e 13-të pasi sipas tij, mbështetur në vendim, të punësuarat që kanë qenë në pushim të lehonisë gjatë 12 muajve të fundit, koha e kaluar në pushim të lehonisë u llogaritet si kohë e kaluar në punë me orar të plotë.

Murati ka shtuar se gratë të cilat nuk i kanë marrë mjetet, duhet të paraqesin ankesë te institucionet ku janë të punësuara. Kjo pasi sipas tij, mund të ketë ndodhur deklarim i gabuar dhe mund të mos figurojnë si të punësuara që janë në pushim të lehonisë.

“Të punësuarat që janë në pushim të lehonisë përgjatë periudhës u llogaritet sikur të kenë punuar me orar të plotë. Prandaj edhe u takon paga e 13-të. I inkurajojë që të paraqesin ankesë te institucionet ku janë të punësuara sepse shpesh varet se si është deklaruar nga institucioni. Nëse ka pasur deklarim të gabuar, nuk figuron si e punësuar që është në pushim të lehonisë edh mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sa i përket trajtimit, por ajo mund të korrigjohet dhe patjetër në muajin e ardhshëm mund të reflektohet”, ka thënë ai.

Më 31 mars është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.

Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën, raporton koha. Ajo është ndarë e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img