spot_img
HomeLajmePolicia e Prishtinës sekuestron armë dhe shqipton gjoba në...

Policia e Prishtinës sekuestron armë dhe shqipton gjoba në trafik

spot_img

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre operative gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme, ku përmes aksioneve të ndara janë realizuar gjithsej 251 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 50 për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera.

Policia njofton se në përputhje me këto urdhëresa, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Sipas njoftimit, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë, ku gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 12 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi municionesh. Po ashtu, në kuadër të angazhimeve për sigurinë në trafikun rrugor, janë shqiptuar 4862 masa administrative me gjobë për kundërvajtje të ndryshme dhe shkelje të kodit rrugor, prej të cilave 506 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe atyre me radar mobil.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img