spot_img
HomeLajmeKurti në Francë, takim dhe drekë pune me Macronin

Kurti në Francë, takim dhe drekë pune me Macronin

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë.

Sipas konfirmimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë vizitës, Kurti pritet të zhvillojë një takim dhe një drekë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Para konfirmimit të vizitës së kryeministrit të Kosovës në Francë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Kurti do t’i paraqesë dy kërkesa gjatë takimit me presidentin Macron.

Në një intervistë për TV Prva, Vuçiq ka pretenduar se Kurti do të kërkojë largimin e forcave të NATO nga veriu i Kosovës, si dhe mbështetjen e Francës për vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në atë zonë.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti pritet të kërkojë nga Franca që Serbisë t’i kushtëzohet përdorimi i armëve.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img