spot_img
HomeLajmeDoktoresha shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo...

Doktoresha shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

spot_img

Një doktoreshë e cila është edhe shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në orët e mëngjesit brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

E lënduara ka marrë trajtim fillestar në Klinikën Emergjente, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se ajo po vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.

“Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar Syla.

Sipas tij, mjekja do të transferohet për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku pritet të marrë kujdesin e nevojshëm specialistik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img