Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjend i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.
“Fillimisht, përmes mediave është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e viktimës. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Prizren kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke mbledhur informata dhe duke kontaktuar familjarët e personit të gjetur pa shenja jete. Bazuar në të dhënat e siguruara, është arritur të identifikohet vendbanimi i viktimës dhe familjarët e tij kanë bërë identifikimin e personit”, njofton policia.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







