Kombëtarja e Kosovës regjistroi mbrëmë një fitore historike, duke e mposhtur Sllovakinë.
“Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.
Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.
E fitoren e Kosovës e ka uruar edhe Ambasada Amerikane në Kosovës, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Urime Kosovë për fitoren historike”, ishte përshkrimi i tyre.
Kosova pas kësaj fitore do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë, më 31 mars, ditë e martë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







