spot_img
HomeLajmeArrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prishtinë, i...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prishtinë, i gjenden pjesë të uniformës së Policisë

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, pas një hetimi intensiv të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.

I dyshuari, N.M., mashkull shtetas i Kosovës, është identifikuar dhe ndaluar nga zyrtarët policorë në kuadër të një operacioni hetimor për zbardhjen e rastit.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, policia ka sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës, si dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe zbardhjes së rastit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img