Ish-kryetari i tri mandateve në komunën e Suharekës, Sali Asllanaj ka folur për rënien e LDK-së viteve të fundit dhe për qëndrimin në opozitë si në nivelin qëndror e po ashtu edhe në atë lokal.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Asllanaj ka treguar se çfarë duhet të bëjë LDK në mënyrë që të rikthejë elektoratin e vet përsëri.
“Mendoj që duhet me e ba një qasje tjetër, me njerëz me qenë më të afërt, me qenë shumë më operativ në mënyrë që LDK-ja të kthehet prapë në Therandë dhe në Kosovë”, ka deklaruar Asllanaj.
Sipas Asllanaj, gjendja e LDK-së s’ka qenë kurrë më e keqe, por sipas tij kjo nuk do të duhej të shërbente si një dëshpërim, por si një energji e re që do të duhej t’i çonte proceset përpara dhe ta kthente LDK-në aty ku e ka vendin.
“Ne nuk duhet të jetojmë gjithmonë me krenarinë e të kaluarës, por të jetojmë me sukseset e të ardhmes që do të duhej me i arritë”, deklaroi Asllanaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







