spot_img
HomeLajmeGjykata Kushtetuese jep afat edhe 34 ditë për zgjedhjen...

Gjykata Kushtetuese jep afat edhe 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

spot_img

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që dekreti i presidentes Vjosa Osmani, i datës 6 mars, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Sipas vendimit, deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë kohë nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedh presidentin brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet automatikisht, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja.

Gjykata rithekson se afati 30-ditor për zgjedhjen e presidentit para përfundimit të mandatit është detyrues dhe nuk mund të relativizohet.

Për më tepër, interpretimi i afateve kushtetuese sipas nenit 82 dhe nenit 86 të Kushtetutës mbetet i vlefshëm për çdo zgjedhje të ardhshme të presidentit.

Me këtë aktgjykim, vendimi i Gjykatës për masën e përkohshme të 9 marsit 2026 shfuqizohet.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img