spot_img
HomeLajmeSali Asllanaj rrëfen për kohën e luftës kur vendosi...

Sali Asllanaj rrëfen për kohën e luftës kur vendosi t’i bashkohej UÇK-së

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, që njëherit ishte pjesëtar edhe i UÇK-së në kohën e luftës, ka folur për angazhimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Asllanaj u shpreh se atë kohë kishin gjetur një hapësirë në Semetisht për t’iu ndihmuar ushtarëve të UÇK-së

“Po ne kemi qenë edhe kolegë në shkollën e mesme të mjekësisë kur kemi punuar së bashku. Përfundoi, gati në përfundim ishte viti dhe u shfaq UÇK-ja, Uka veç pati dalë ma herët, u angazhua UÇK-ja dhe bëri një takim ndarës me neve të kryesisë së LDK-së dhe tregoi që nuk do të kthehet më sepse do të jetë i rrezikuar nga arrestimi. Pas disa ditësh, iu bashkangjita edhe unë, në shtab shkova, u takova me komandantin e atëhershëm Blerim Kuçi dhe me ndihmën e atyre strukturave komanduese, e gjetën një hapësirë, në Semetisht të vendosemi, në një objekt për kushtet e atëhershme ka qenë jashtëzakonisht e mirë, sepse s’kemi pasë spital kushtimisht me standare të larta. E kemi pasë vullnetin t’iu shërbejmë atyre ushtarëve që kishin vendosur të luftojnë për Kosovën”, deklaroi Sali Asllanaj.

Më poshtë intervista e plotë:

Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img