Ish-kandidati i LVV-së për kryetar komune të Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Hamdi Bytyqi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline ka folur për ndërprerjen e bashkëpunimit e tij me Bali Muharremajn dhe daljen nga AAK-ja.
Bytyqi ka thënë se tre mandate janë shumë për një kryetar që të qeverisë me një komunë, ndërsa ka treguar nëse në këtë mes ka pasur “interesa personale”.
“Unë mendoj që çdo herë flitet, një mandat është pak, dy mjaftueshëm dhe tre shumë, sepse krijohet njëfarë rrethi i ngushtë i njerëzve në politikë dhe sikurse pastaj flitet vetëm për interesat e tyre të ngushta, nuk shihen gjanat ma larg, nuk kemi pasë diçka. Ndarja apo largimi nuk ka të bëjë aspak me interesa personale, por ka të bëjë me qasjen e udhëheqjes se si unë e shoh Therandën në të ardhmen ose udhëheqjen në të ardhmen”, deklaroi Bytyçi për “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







