Ish-bashkëpuntori i Bali Muharremajt dhe kandidati nga LVV-ja për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Hamdi Bytyqi ka treguar arsyet se pse ishte kundër mandatit të tretë të Muharremajt në krye të komunës dhe pse u largua nga AAK.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Fakte”, Bytyqi u shpreh se tri mandate janë shumë për një kryetar komune, pasi sipas tij krijohet një lloj “komforti” në qeverisje.
“Sikurse u krijua njëfarë komforti dhe mendoj që në politikë komfortet janë të rrezikshme. Sikurse u shkëput prej…sepse jo vetëm unë por nëse ndalemi me analizu ose nëse e dimë jo vetëm unë që kam pasë shkëputje prej politikes prej, po flas prej AAK-së, ka pasë shkëputje edhe sekretari tjetër organizativ, sepse kemi qenë sekretar dege, unë dhe Idriz Selimaj. Sikurse nuk kishte konsulta për procese në vijim, çka më tutje. Unë mendoj që çdo herë flitet, një mandat është pak, dy mjaftueshëm dhe tre shumë, sepse krijohet njëfarë rrethi i ngushtë i njerëzve në politikë dhe sikurse pastaj flitet vetëm për interesat e tyre të ngushta, nuk shihen gjanat ma larg, nuk kemi pasë diçka. Ndarja apo largimi nuk ka të bëjë aspak me interesa personale, por ka të bëjë me qasjen e udhëheqjes se si unë e shoh Therandën në të ardhmen ose udhëheqjen në të ardhmen”, deklaroi Bytyçi për “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







