Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga ora 13:00, është hapur rruga Pejë – Kullë Rozhajë.
Sipas këtij njoftimi, rruga është e hapur vetëm për vetura të vogla me pajisje dimërore ndërsa për kamionë mbetet e bllokuar.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar QKMK.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







