spot_img
HomeLajme"Mbi 2 milionë euro investime", Bytyqi flet për kontributin...

“Mbi 2 milionë euro investime”, Bytyqi flet për kontributin e “Motrës Johana” në Suharekë

spot_img

Ish-kandidati për kryetar komune i Suharekës nga LVV-ja, Hamdi Bytyqi, ka qenë i ftuar në emisionin e katër te “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline. 

Si një drejtor i shkollës teknike në Suharekë, Bytyqi ka folur edhe për kontributin e humanistes së madhe Johanna Schwab Erika, e njohur në Suharekë si “Motra Johana”.

Për shumë vite, Johanna kishte ndihmuar shumë qytetarë të Komunës së Suharekës, po ashtu edhe disa Shkolla fillore në Komunën e Suharekës.

E Bytyqi në “Fjala dhe Faktet”, teksa foli me shumë emocione, tregoi për lidhjen emocionale që kishte me të dhe ndër të tjerash përmendi edhe investimet që kishte bërë në Suharekë.

“Pak kaloj në emocion kur flas për të, sepse e kam pasur mike personale të shtëpisë, sa herë që ka qenë në vizitë në Kosovë e kam pasur mike personale të shtëpisë dhe e kam qenë i obliguar me shku me i marrë motrat, hallat, të gjithë me qenë prezent aty, aq ishte lidhja e ngushtë familjare.

“Përpara se me folë për të, mendoj që Suhareka ka bërë pak për të. Unë personalisht e di se sa ka bërë dhe investuar në Suharekë. Mund t’i permendim disa prej investime, të cilat janë shkolla e Budakovës, shkolla e Muhlanit, shkolla e Nishorit. Përveç tjerash ka ndihmuar shumë edhe familjet në nevojë. Unë kam qenë në vizitë, sepse ajo ka vdekur më 2 korrik 2024, ndërsa datëlindjen e ka më 17 mars. Kam qenë në vizitë përpara se me vdekë më 17 mars për ditëlindje të saj, sepse kam qenë në njohuri që ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasataj kam qenë edhe për vorrim, kemi qenë një delegacion prej komunës”, u shpreh tutje Bytyqi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img