spot_img
HomeLajme"Ofertë e sinqertë nga Kurti", Bytyqi flet për kandidimin...

“Ofertë e sinqertë nga Kurti”, Bytyqi flet për kandidimin si kryetar komune nga LVV-ja

spot_img

Hamdi Bytyqi, kandidati për deputet nga LVV-ja në zgjedhjet e fundit nacionale ka folur për bashkimin te kjo parti përpara zgjedhjeve.

Bytyqi ka thënë se ka qenë një ofertë e sinqertë nga kryeministri Kurti, ndonëse ka pranuar se nuk ishte arritur ajo çfarë ishte pretenduar me kandidimin e tij si kryetar komune nga LVV-ja, duke u arsyetuar për kohën e shkurtër si pamundësi për të bërë gjëra të mëdha.

Megjithatë, sipas tij, ka pasur rritje të partisë për dallim nga vitet e kaluara, duke u rritur me përqindje deri në 35 për qind.

“Ka qenë një ofertë e sinqertë, pas shkëputjes prej pjesës tjetër ka qenë një ofertë e sinqertë prej vetë kryeministrit Albin Kurti por edhe strukturave të degës këtu. Mendoj që nuk është arritur ajo çfarë është pretendu, mirëpo ka qenë një periudhë e shkurtë, për një periudhë një-mujore ka qenë e pamundur të bëhen mrekullira. Megjithatë, nuk e ndjej veten keq për vetveten, sepse në aspektin politik dhe zhvillimit të politikës i kuptoj gjanat por ndoshta e ndjej veten keq për diçka tjetër, ata aktivista entuziast nuk ka mund ma tepër me i ngritë, mirëpo megjithatë mendoj se ka pasur një ngritje, sepse nëse llogaritet me përqindje, dikun llogaritet 35% ka pasur rritje partia në krahasim me vitet e kalume. Ka qenë goxha sfidë, për mua goxha sfidë, sepse ta kesh përballë një koleg që me vite të tëra ke punuar bashkë dhe të përballesh me të për gjana politike është pak e vështirë, mirëpo nuk jam pishman, mendoj që është faza fillestare, është fillimi, vazhdojmë më tutje”, është shprehur Bytyqi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img