spot_img
HomeLajmeAmbasada e Kosovës në Abu Dhabi paralajmëron qytetarët të...

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi paralajmëron qytetarët të mos shpërndajnë foto nga incidentet me raketa

spot_img

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen atje, si vizitorë apo rezidentë, se është e ndaluar rreptësisht fotografimi, incizimi dhe shpërndarja e materialeve lidhur me incidentet e raketave ose dronëve.

Sipas njoftimit të Ambasadës, publikimi i vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale ose platforma të tjera gjithashtu ndalohet.

Ambasada ka bërë të ditur se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa shumë të rrepta ligjore për çdo shkelje, duke përfshirë ndëshkime financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe deportim i shoqëruar me ndalim rikthimi në vend.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img