spot_img
HomeLajmeGjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarin për...

Gjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë në Gjakovë

spot_img

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet N.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 16 mars 2026, rreth orës 05:20, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, saktësisht në një lokal.

Dyshohet se i pandehuri, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E.M. dhe personave të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Sipas dosjes, në momentin kritik i pandehuri kishte qenë në lokal së bashku me të dëmtuarin E.M. dhe persona të tjerë, kur aty ka arritur viktima. Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri pistoletë e llojit TT në drejtim të viktimës.

Si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit, viktima ka ndërruar jetë në afërsi të vendit të ngjarjes.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img