spot_img
HomeLajme"Arrogant politik", Hamdi Bytyqi flet për kyçjen e tij...

“Arrogant politik”, Hamdi Bytyqi flet për kyçjen e tij në politikë – përmend Blerim Kuçin e Bali Muharremaj

spot_img

Ish-kandidati i VV-së për komunën e Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Hamdi Bytyqi ka qenë i ftuar te emisioni “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka folur për shumë tema, nga pozita e drejtorit të shkollës dhe kyçja në politikë.

Bytyqi u shpreh se aktivitetin e tij politik e nisi në vitin 2009.

“Në vitin 2009 jam kyç në politikë, ndoshta pa ditë se po kyçem në politikë, në atë kohë kam qenë edhe asambleist prej AAK-së katër vite, kështu që për një moment e gjeta veten në politikë”, deklaroi fillimisht Bytyçi.

Tutje, ai ka deklaruar se pse filloi të merret me politikë, duke përmendur këtu edhe Blerim Kuçin e Bali Muharremajn.

“Do ta përkufizoja veten si një “arrogant politik”. Çdo herë qasja ime dhe ndërhyrja ime në politikë në pjesën aktive ka qenë nëndryshimin e situatës. Do të thotë, fillimi i 2009 në atë kohë kur qeverinë e mori Blerim Kuçi, ka qenë një punë aktive që e kemi ba për me ndryshu gjendjen politike. Pastaj ajo pjesa katër-vjeçare me njëfar forme ndoshta në politikë kam qenë pasiv sepse brenda katër viteve si asambleist, mund të them që një herë a dy kam marrë fjalën në asamble, një pasivizim total në politikë vetëm sa me thënë që jam në politikë. Ndërsa pjesën tjetër të aktivitetit ka qenë para viteve të 2017, kur kemi punu një grup i madh për prurjen dhe ndryshimin e gjendjes politike dhe në atë kohë kemi ndihmu që në pushtet të vijë Bali Muharremaj. Do të thotë, çdo herë ai aktiviteti im politik ka qenë me ndryshimin e gjendjes politike sepse mendoj që këto ndryshime nganjëherë janë të shëndetshme në politikë edhe për qytetëri edhe për gjitha aspektet e tjera”, deklaroi Bytyqi.

Më poshtë intervsita e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img