Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër viktimat e aksidentit tragjik në Austri është shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës, bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj.
Po ashtu, Ambasada ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse.
Në këto momente të rënda, ambasada ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke theksuar se do të vazhdojë të informojë opinionin për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast tragjik.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







