spot_img
HomeLajmeOda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të...

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

spot_img

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare që më parë pengonin qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.

Sipas OEK-ut, ky është një hap i rëndësishëm edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Ne vlerësojmë angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për t’i rikthyer vendit tonë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. OEK mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të fuqishëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img