spot_img
HomeLajmeDogana sekuestron mbi 2 mijë palë syze dielli

Dogana sekuestron mbi 2 mijë palë syze dielli

spot_img

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 70 palë syze dielli me shenja të brendeve të famshme të modës.

Dogana ka bërë të ditur se sekuestrimi i tyre është bërë pas kontrollit të një ngarkese me mallra.

“Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, pas një kontrolli detal të një ngarkese me mallra komerciale, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu”që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img