spot_img
HomeLajmeShitja e kafshëve për Fitër Bajram do të kryhet...

Shitja e kafshëve për Fitër Bajram do të kryhet vetëm në një lokacion në kryeqytet

spot_img

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe shitësit e kafshëve se me rastin e Festës së Fitër Bajramit, më 18 dhe 19 mars 2026, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera do të zhvillohet ekskluzivisht në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në fshatin Bernicë e Poshtme (ish tregu i automjeteve).

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa therja ose prerja e tyre është e ndaluar në çdo rrethanë.

Komuna apelon te të gjithë shitësit që gjatë aktivitetit të kujdesen për mbrojtjen e ambientit dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave.

Inspektorati i Kryeqytetit do të monitorojë mbarëvajtjen e aktivitetit dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitet jashtë lokacionit të autorizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img