spot_img
HomeKulturëFestivali "Fëmijët në Skenë 2025" mbahet në Suharekë

Festivali “Fëmijët në Skenë 2025” mbahet në Suharekë

spot_img

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” u mbajt Festivali i Teatrit për Fëmijë “Fëmijët në Skenë 2025”, organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika – Dora d’Istria”.

Fëmijët sollën në skenë pjesë teatrale të ndryshme me tematika edukative dhe kreative, duke dëshmuar talentin, guximin artistik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me mësuesit e tyre.

Ngjarja u vlerësua si një sukses i madh kulturor për komunën, duke promovuar artin dhe zhvillimin e fëmijëve përmes teatrit.

Organizatorët falënderuan Komunën e Suharekës Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen e vazhdueshme.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img