spot_img
HomeLajmeHaxhiu takohet me ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për bashkëpunimin...

Haxhiu takohet me ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Sipas njoftimit, Haxhiu dhe Blaj kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img