spot_img
HomeLajmeHamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...

Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Hamza ka theksuar se mbështetja ndaj ish-luftëtarëve është detyrë e secilit qytetar që vlerëson kontributin e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Sot e nënshkrova peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë. Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë.”, ka shkruar Hamza në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img