spot_img
HomeLajmePërdhosi flamurin e Turqisë në Mitrovicën e Jugut, arrestohet...

Përdhosi flamurin e Turqisë në Mitrovicën e Jugut, arrestohet i dyshuari

spot_img

Një person është arrestuar në orët e vona të së enjtes nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Prokuroria ka njoftuar se sipas dyshimeve fillestare të autoriteteve, i dyshuari me inicialet D.Z. dyshohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img