spot_img
HomeLajmeRealizohet intervenimi i parë kirurgjik minimal invaziv për gurë...

Realizohet intervenimi i parë kirurgjik minimal invaziv për gurë në veshka

spot_img

Për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar intervenimi kirurgjik minimal invaziv për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka. Një 59 vjeçar, sipas SHSKUK-së, ka qenë rasti i parë që i`u nënshtrua me sukses këtij intervenimi dhe i njëjti thonë se është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se me këtë është shënuar një avancim i rëndësishëm në fushën e urologjisë.

Sipas tyre, deri më tani, pacientët me këtë patologji kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Fillimi i aplikimit të kësaj procedure në QKUK përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në Kosovë”, thotë SHKSUK.

Kanë treguar se procedura është realizuar nga ekipi i Klinikës së Urologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Anesteziologjisë, duke përdorur teknologjinë bashkëkohore të laser-it holmium, e cila, sipas tyre, mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve në veshka përmes një qasjeje minimale invazive.

“Metoda PCNL përdoret për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka dhe realizohet përmes një prerjeje shumë të vogël në lëkurë, duke mundësuar qasje direkte në veshkë. Kjo teknikë redukton traumën kirurgjike, kohën e qëndrimit në spital dhe periudhën e rikuperimit të pacientit”, thotë tutje njoftimi i SHKSUK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img