spot_img
HomeLajmeArrestohet një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

spot_img

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.

“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti  kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img