Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, mbi dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Po ashtu bëhet me dije se janë sekuestruar tre eskavatorë, gjashtë kamioneta, dhe një traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







