spot_img
HomeLajmePërleshje me thikë mes disa personave në Pejë, dy...

Përleshje me thikë mes disa personave në Pejë, dy të lënduar – katër shoqërohen në Polici

spot_img

Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në Pejë, më saktësisht në stacionin e autobusëve të qytetit. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, në këtë përleshje janë përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar dhe dërguar në emergjencë, ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacion për intervistim.

“Rreth orës 13:56, Policia është njoftuar për një përleshje në Stacion të Autobusëve në Pejë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Dy persona janë të lënduar, janë dërguar në emergjencë të spitalit ku dyshohet se janë lëndu me thikë. Katër janë shoqëruar në stacion për intervistim”, tha ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img