spot_img
HomeLajmeDorëzohet një i kërkuar dhe i dënuar me mbi...

Dorëzohet një i kërkuar dhe i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv nga Suhareka

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dënuar është vetëdorëzuar në Polici dhe më pas i njëjti është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg. 

I dyshuari është identifikuar si M.V, 56 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren.

M.V. ishte i dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ai është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img