spot_img
HomeLajmeKryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

spot_img

Zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027, ka qenë një ndër temat e takimit që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati patën sot me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Në njoftimin e Kryeministrisë theksohet se në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore.

“U trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Tutje theksohet se kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët.

“Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img