spot_img
HomeLajmeHasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është...

Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

spot_img

Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe dërgim të vendit në zgjedhje të reja është jokushtetues, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë se dështimi për zgjedhjen e presidentit të enjten nuk e dërgon vendin automatikisht në zgjedhje të reja.

Sipas tij, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Andaj ai e sheh të nevojshme që gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar, siç thekson, erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues.

Ai thekson se me vendimin e sotëm të Osmanit janë tronditur themelet e “rendit kushtetues më shumë dhe më thellë se çdoherë tjetër nga 17 shkurti 2008 e deri më sot”.

“Vetëm kur ekziston pajtimi i të gjitha partive politike mund të vijë deri te shpërndarja e Kuvendit si rrjedhojë e shkeljes së afatit tridhjetëditor. Asnjëherë ndryshe. Kështu ka ndodhur edhe vitin që shkoi, kur Kosova shkoi në zgjedhje pa Kuvend të konstituuar; pati një pajtim të heshtur të të gjithëve. Kjo siç u bë sot e ndryshon formën e pushtetit shtetëror nga sistemi parlamentar në sistem presidencial. Këtë ndryshim mund ta bëjë vetëm amendamenti kushtetues. Mënyra si u bë kjo paraqet përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues, përpjekja më brutale deri tash pas pavarësisë së vendit”, deklaroi ai.

I pyetur nëse pret kontestim nga LVV-ja në Gjykatën Kushtetuese, ai u shpreh:

“Patjetër që ky dekret arbitrar duhet të kontestohet dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta thotë fjalën e fundit. Nuk duhet të lejohet ky arbitraritet dhe kjo papërgjegjësi totale ndaj Kushtetutës. Mbrëmë, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues”, u shpreh ai për KP. 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img